Skandali/ Këlliçi: Komisioni i Apelimit në Bashkinë Tiranë ka qënë i klanit 5D! Do të bëjmë kallëzim në SPAK

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga Piranjat në SYRI TV, ku përgjatë dy puntatave është faktuar se Komisioni i Apelimit Administrativ për Taksat dhe Tarifat në bashkinë e Tiranës nuk funksionon.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘zbulimi i Piranjave se Komisioni i Apelimit Administrativ për Taksat dhe Tarifat në bashkinë e Tiranës, nuk funksionon prej 5 vitesh është shumë i rëndë, por në fakt thjeshtë është skandali i radhës!’

‘Rezulton se kjo instancë nuk ka ekzistuar në 5 vite, edhe pse punën e saj e detyron vendimi i Këshillit Bashkiak. Ne e dimë të vërtetën, por tani e di dhe çdo qytetar, se përse ka ndodhur kjo. Sepse, komisioni i vertetë i Apelimit në Bashki ka qenë klani 5D. Ata vetë ndërtonin, vetë merrnin tenderat, vetë vinin gjobat, dhe vetë ata mbyllën çdo shteg që një banor apo taksapagues, apo sipermarrës, të apelonte, të ankohej për të drejtën e tij’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë

Në çdo investigim që mund t’i behet Bashkisë së Tiranës, do të gjesh një abuzim ose shkelje flagrante! Sigurisht nuk është aspak e lehtë puna e gazetarëve pasi kjo bashki është nga më të mbyllurat, më pak transparentja madje në Shqipëri. Sepse Erion Veliaj nuk njeh ligjet, rregullat dhe aktet. Ai ka drejtuar prej fillimit sikur të ishte institucion apo kompani private.

Zbulimi i Piranjave se Komisioni i Apelimit Administrativ për Taksat dhe Tarifat në bashkinë e Tiranës, nuk funksionon prej 5 vitesh është shumë i rëndë, por në fakt thjeshtë është skandali i radhës! Ka mijëra qytetarë që duhet të drejtohen diku, të ankimojnë padrejtësitë  për taksat dhe tarifat e Bashkisë që po i mbysin qytetarët. Rezulton se kjo instancë nuk ka ekzistuar në 5 vite, edhe pse punën e saj e detyron vendimi i Këshillit Bashkiak. Ne e dimë të vërtetën, por tani e di dhe çdo qytetar, se përse ka ndodhur kjo. Sepse, komisioni i vertetë i Apelimit në Bashki ka qenë klani 5D. Ata vetë ndërtonin, vetë merrnin tenderat, vetë vinin gjobat, dhe vetë ata mbyllën çdo shteg që një banor apo taksapagues, apo sipermarrës, të apelonte, të ankohej për të drejtën e tij.

Edhe për këtë paligjshmëri, do të bëjmë kallëzim në SPAK, aty ku ‘kolegët’ e Veliajt janë bërë mburojë e tij dhe mbajnë me hatër dhe mbi ligj, kryebashiakun më të korruptuar të historisë së Tiranës.

 

About Redaksia

Check Also

Yuri i zë pritë me tas supe Marco Rubios në restorantin e DASH, media e Ramës: Mori mbështetje

Marco Rubio ka shkuar të drekojë në restorantin e Depatametit të Shtetit, ndërkohë që aty …