Berisha: Në një kohë të shkurtër, ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj narkoshtetit dhe PD

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me drejtuesit politikë të qarqeve tha se, brenda një kohe të shkurtër ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj PD-së dhe narkoshtetit.

Berisha vuri në dukje këtu, dy rezolutat e bëra brenda një jave nga CDI-ja dhe Partitë Popullore Europiane.

“Të dashur miq, në një hark kohor të shkurtër, ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj narkoshtetit shqiptar dhe PD-së.

Të mos harrojmë se sot, në spektrin botëror të qendrës së djathtë dhe të djathtë, Shqipëria përbën, pas zonave të luftës, problemin më madhor për shkak të narkoshtetit, për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira, të burgosjes së opozitës, të krijimit të sipërmarrjes qeveri-krim i organizuar, të plaçkitjes si asnjëherë më parë të qytetarëve, të zbimit të tyre nga Shqipëria.

Ky realitet dramatik shqiptar, i sanksionuar tashmë në dokumentet më themelore të CDI, organizatës më të vjetër të forcave politike të qendrës së djathtë që grupon 109 parti nga mbi 100 e ca vende të të gjithë planetit.

Sanksionimi në rezolutën e PPE, të miratuar në Maltë, i problematikave të mëdha me të cilat përballet Shqipëria, mbështetja e madhe, e jashtëzakonshme për demokratët dhe demokracinë, për opozitarët dhe opozitaret, duhet të jetë një frymëzim i madh për çdo qytetar shqiptar.

Por jo vetëm një frymëzim, por edhe një detyrim madhor.

Partitë simotra, 109 parti të CDI, 83 parti të PPE, dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për PD-në dhe shqiptarët.

Kjo kërkon që ne të bëjmë fuqishëm detyrën tonë.

Ata presin nga ne përballjen më të suksesshme me narkodiktaturën.

Ata presin nga ne që këtë mbështetje të madhe dhe të merituar ta shndërrojmë në fuqi dhe frymëzim, në betejën tonë kundër narkoshtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …