Dështon “pakti” Rama-Meloni, operatorët braktisin qendrat e emigrantëve dhe kthehen në Itali

Të gjithë punonjësit socialë të ‘Medihospes’, organit drejtues të Qendrave Italiane në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve, do të largohen nga Shëngjini dhe Gjadri për t’u kthyer në Itali.

Sipas, TGCom, operatorët e qendrave të emigrantëve dhe efektivët e policisë do të kthehen në vendin e tyre brenda fundjavës.

Media italiane raporton se nga Ministria e Brendshme rezulton se qendrat mbeten funksionale dhe të mbikqyrura: aktualisht, nënvizojnë burime nga Ministria e Brendshme, stafi është reduktuar dhe ndryshon sipas nevojave të momentit.

Në Gjadër mbeten vetëm 7 punonjës të Medihospes që merren me administrimin dhe pastrimin, si edhe staf shqiptar, përfshirë personelin shëndetësor.

Sipas La Repubblica, operatorët e tjerë do të kthehen të dielën (24 Nëntor) në Itali.

Deri më tani, si transferimi i parë i emigrantëve, ashtu edhe i dyti përfunduan me kthimin e azilkërkuesve në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Romës, e cila ia referoi çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …