Grupi parlamentar i CDI dhe PPE kanë miratuar një rezolutë të propozuar nga PD, e cila flet për problematikat në vendin tonë.
Në lidhje me miratimin e këtyre rezolutave, deputeti i PD Edi Paloka, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, Paloka deklaroi se PD po rregullon raportet me ndërkombëtarët. Sipas tij, kjo ka lidhje edhe me efektin e zgjedhjes së Trump si president i Amerikës.
Ai deklaroi se ndryshimi në SHBA do të vijojë edhe në Europë.
Edi Paloka: Rezuluta e CDI dhe të PPE cilësojnë qeverinë si narko-regjim, që persekuton politikisht opozitën. CDI ka përmendur me emra Berishën, Metën etj si të persekutuar politikë. Partitë Popullore sot drejtojnë Europën. Efekti Trump ka nisur. Nuk është më frika e sundimit të Sorosit në Europë. Ndryshimi në Amerikë do të reflektojë edhe në Europë.
Rama njeh vetëm gjuhën e forcës. Mund të rihapet edhe çështja McGonigal, që ka goditur opozitën shqiptare, por edhe Trumpin vetë. Shqiptarët duhet të reagojnë. Rama është lakuriq edhe përpara ndërkombëtarëve. Rama po persekuton opozitën në bashkëpunim me krimin.