Cederfeldt: Vlerësoj lidershipin e PD për përfshirjen e grave në rolet drejtuese

Margareta Cederfeldt, deputete suedeze, anëtare e Komitetit për Çështjet e Jashtme, kryetare e Delegacionit të IPU, Ish-Presidente e OSBE mbajti fjalën e saj në takimin e LDGSH në lidhje me përfshirjen e grave në pozicione dhe role të ndryshme të partisë.

Cederfeldt theksoi se është momenti i duhur që gratë të përfshihen, tani është momenti që gratë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formimin e shtetit të së drejtës.

“Ju mund të bëni çdo gjë nëse doni. Hapi i parë është lidershipi, të përfshihen gratë në të gjitha nivelet. Ishte kaq shumë premtuese dhe inkurajuese të dëgjonim lidershipin e Partisë Demokratike sepse roli juaj u tha që është i pazëvendësuesëshm. Ishte shumë emocionuese të dëgjojë lidershipin e PD, Noka, Bardhi edhe zotin Mediu që gjetën kohë të vijnë ditë të shtunë dhe të flasin këtu për përfshirjen dhe rolin e grave.

Njohuritë dhe eksperiancat e grave duhet të përfshihen, lidershipi e ka shprehur gjithashtu se ju jeni të domosdoshme. Nëse doni të jetoni në liri, nëse doni të shihni eleminimin e korrupsionit… ky është momenti që të bëni çdo gjë”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Të gjithë (përveç Ramës dhe sektit të tij) me minatorët dhe naftëtarët!

Nga Bujar Leskaj Në Marinzë, 10 punëtorë të “Bankers Petroleum” janë prej 9 ditësh në …