“Bastard largohu”, shqiptarët rrethojnë Ramën me protesta në Londër

“Bastard largohu” një numër i madh i shqiptarëve në Londër kanë rethuar Ramën me protesta në Londër. Numri i protestuesve është i madh dhe ata janë mbledhur shumë minuta përpara se të nisë edhe takimi. Rama ka marë me vete në Londër të gjithë qeverinë dhe administratën duke qenë i bindur për braktisjen që atij o i bëhet kudo ku shkon.

Rama do të mbajë një takim me diasporën në Londër, i cili pritet të nisë në orën 12:00 me orën lokale.

Qytetarë kanë vendosur të protestojnë para sallës ku do të mbahet takimi në arenën The Cooper Box. Ata mbajnë pankarta në duar, kundër qeverisë, duke e fajësuar për shpopullimin e vendit. “Edi Rama, arkitekt i shpopullimit”, shkruhet në njërën prej tyre.

Qytetarët, disa prej të cilëve aktivistë të Partisë Demokratike, janë të revoltuar me qeverinë Rama dhe e quajnë takimin e sotëm, propagandistik.

“Nuk duhet mbështetur Edi Rama nga emigrantët, detyroi shqiptarët të largohen dhe të kalojnë kanalin”, tha njëri prej protestuesve.

“Po protestojmë se nuk ka të drejtë të vijë Edi Rama në Londër. Na ka përzënë nga vendi”, deklaroi një tjetër.

Kujtojmë se javën e shkuar, në Londër u zhvillua një takim i Partisë Demokratike, ku Berisha u foli simpatizantëve nëpërmjet një lidhje direkte, ndërkohë që në kryeqytetin britanik ndodheshin disa prej figurave të PD.

Partitë politike kanë nisur takime në diasporë, duke qenë se emigrantët shqiptarë pritet të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlementare të vitit 2025.

About Krye Redaktor

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …