Heronjtë e protestës përballen në Londër me kreun e regjimit në strofullën e tij

Heronjtë e protestës janë përballur me kreun e regjimit brenda strofullës së tij ku po zhvillonte takimin. Ata janë ngritur në këmbë me thirrjet “hajdut, kriminel, Rama ik” dhe kjo ka sjellë edhe përplasjen me grupin kriminal që shoqëronte Ramën.

Detaje të tjera janë mësuar për dhunën e banditëve të rilindjes nda Ilir Meshit një qytetar që akuzoi kreun e qeverisë brenda sallës si, hajdut.

Sipas qytetarëve që kanë qenë afër tij ai është goditur me mjete të forta nga rojet e qeveritarëve të rilindjes të cilët kanë qenë të armatosur edhe me shufra hekuri.

“Edi Rama po fut në konflikt shqiptarët”, tha një qytetar tjetër.

Ndërkohë që Ilir Meshi është përcjellë për të marrë ndihmën e shpejtë në spital nga shërbimet e emergjencës të cilët kanë ardhur në vend ngjarje.

Ndërkohë mësohet se janë 4 persona që janë dhunuar nga banditët e rilindjes në mes tyre edhe një fëmijë e mitur. Ata janë qëlluar nga mbrapa.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …