Lideri i opozitës, Sali Berisha, theksoi se Edi Rama e ka tejkaluar edhe diktatorin gjakatar Enver Hoxhën.
Berisha tha se, Edi Rama e ke tejkaluar edhe Enver Hoxhën, por shqiptarët nesër do të të japin reston ty për luksin që ke vënë.
“Edi Rama ke kryer krime të shëmtuara, ndaj shqiptarët nesër do të të japin reston ty, sepse për vete ke krijuar luksin më të madh që ka njohur ndonjëherë një drejtues.
Ke tejkaluar Enver Hoxhën, i cili duhet ta dinë shqiptarët, vërtetë ndërtoi një vile 3-katëshe, po nuk e regjistroi kurrë në emrin të vetin. E regjistroi në emër të shtetit.
Si hajdut ke tejkaluar Enver Hoxhën sepse vërtetë ai ndërtoi një vile trekatëshe me një oborr rreth 1600 metër katror.
Po ti Edi Rama? Vilën me themele 10 metra më të gjata se ky pallati me tulla të kuqe që kam unë përballë, ETC me se e ndërtove.
Ti nuk e ke të shtetit, e ke personale.
A e dini ju o miq se, oborri i shtëpisë, parku i shtëpisë, që fillimisht ishte 5 mijë metër, është bërë tani 8300 metër katror.
Po lexoja dje për Guvernatorin e Kalifornisë.
Kalifornia është shteti i pestë me i pasur i botës, me një buxhet 4 trilion euro. Guvernatori i saj në vilën private kishte gjithsej 1400 metër katror oborr. Ndërkohë sulltani i Tiranës ka 8400 metër katror park dhe oborr tek sarajet në Surrel.
Miq!
Sa më shpejt të shpëtojmë nga ky grup, nga kjo organizatë kriminale”, tha Berisha.