Këlliçi në SPAK, do të dërgojë materiale të reja për dosjen “5D” dhe inceneratorët

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se, ai është thirrur në prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshmi në lidhje me skandalin e drejtorëve të bashkisë së Tiranës ‘5D’, të cilët janë vënë në pranga para 1 viti.

Këlliçi pritet të japë dëshminë dhe faktet e tij në lidhje me denoncimin e ‘5D’, pasi gjatë kësaj kohe janë paraqitur dokumente të reja.

Këlliçi do të dëshmojë edhe për skandalin e inceneratorëve, si dhe do të dorëzojë materiale të reja në ndihmë të këtyre hetimeve.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i Ballës, çfarë mase do të marrë PS për Spiropalin?

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Malaj u pyet në lidhje me paralajmërimin …