Nga Ndriçim KULLA
Diktaturat sigurisht që janë mizore në dënimet e padrejta që bëjnë, por kodet e tyre që ato fabrikojnë strukturohen në atë mënyrë, ku çdo vendim që japin e mbështesin pikë për pikë mbi ligjet dhe nenet e kodit të diktaturës.
Edhe pse i pikonte zemra gjak naltëmadhënisë, kur Zigurin e dënonte me varje në litarë para “ miletit, veprimi makabër mbështetej formalisht në një ligj të kodit penal të mbretërisë.
Por Gjykata Kushtetuese shqiptare e disa ditëve më partë mbi masën e arrestit burg shtëpiak të ish kryeministrit Berisha, çfarë bëri?! Mori një vendim “monumental” për nga marrëzia, i cili nuk e teprojmë të themi se shënon një rekord ndoshta dhe në nivel historik jo vetëm për padrejtësinë, por edhe për pakuptishmërinë e tij. Diktatura tashmë nuk gjen dot më shkurre për të fshehur paturpësinë e saj,p ër t’i dënuar dhe për ti mbajtur kundërshtarët në burgë, në atë mënyrë që t’i nxjerrë nga gara e frikshme e pushtetit. Shprehja e bukur e popullit ”edhe ashtu edhe kështu” mbetet një epitafi i skalitur i këtij vendimi, i cili do gjithmonë për asgjënë e Gjykatës Kushtuetuese në vendimet e pajustifikuara që jep në shërbim të regjimit , duke u orvatur t’i fshehë ato mes absurditetit të pa kuptimësisë.
Demokracia po bëhet akoma më e rrënuar, kur Gjykatën Kushtetuese të një vëndi dikur demokratik del në fotografi me profilin e patronazhistëve dhe kastës së regjimit.
Përvec Irenës emblematike me tre mbiemra të dënuar dhe të ndaluar nga fqinji ynë jugor dhe që në kundërshtim flagrant me ligjin vazhdon paturpësisht të jap vendime për drejtësi dhe të hedhi firma në instucionin, ku ka mundur të hyjë kondrabandë, nuk arrijmë dot që të gjejmë një rastë tjetër, kur drejtësia me bëmat e saj të pabesueshme për një system demokratikë nuk mund ta bënte më të nxirë se kaq tërë thelbin e drejtësisë së re.
Vetë sistemi i drejtësisë me sjelljet politike dhe vendimet jo vetëm të pa, por edhe të shthurura që po jep, e ka nxjerrë në shesh lakuriqësinë e sistemit që ka krijuar e ashtëquajtura “reformë e re sorosiane e drejtësisë se re”.
Çdo aktivitet që kryhet me një destinacion publik me fondet e taksapaguesëve shqiptarë e ka të domosdoshëm filtrin e gjykimit të opinionit .
“Mua nuk më bëjnë përshtypje kritikat e Berishës dhe Metës dhe nuk ndikohem nga askush”- deklaroi Altin Dumani në emër të instucionit, me anë të së cilit përndjek kundërshtarët e regjimit.
Kjo deklaratë e tij, shpreh qartë, jo vetëm cinizmin e një njeriu që përdoret nga regjimi, por dhe të një prokurori që nuk njeh maturi etike.
Ne e gjykojmë drejtësinë publikisht, qofshim profesionist apo jo profesionist, duke mbrojtur në radhë të parë parimet e lirisë dhe demokracisë sonë.
Është tragjike për fatin e dhënies së drejtës, kur një prokurori dhe drejtuesi si Altin Dumani,” i ka ikur mëndja fare” dhe merr përsipër që t’i gjykojë edhe publikisht ata, të cilët i kanë arrestuar dhe i heton, sikur nuk iu mjaftojnë abuzimet flagërante të procesit hetimor. Ai shpërfill edhe në këtë model gjykimi, me një brutalitet gati çnjerëzor, parimin e së drejtës dhe lirisë njerëzore, se në çdo hetim prevalon gjithmonë parimi i pafajësisë.
Në çdo dalje publike që duhej të kishte prokurori Altin Dumani dhe çdo prokuror i përdorur i Spak si Altin Dumani, fillimisht duhet të na verë në dijeni të gjithëve ne taksapaguesëve shqiptarë, çfarë përfaqëson sot gjykatësja Irena me tre mbiemra e denoncuar publikisht nga shteti dhe mediat greke, si e dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë dhe përsëri vazhdon të gjykojë dhe firmosë në instucionin më të rëndësishëm sot të drejtësisë shqiptare?!
A e bën dot këtë që ne ia kemi kërkuar të gjithë në emër të arsyes dhe drejtësisë së munguar ?
A e shkul dot ai këtë gozhdë misterioze të ngulur thellë në kurrizin e drejtësisë që po bën padrejtësi të pafundme sot?
Nuk e bën dot kurrën e kurrës i korruptuari Altin Dumani, se po ta bënte, lëmshi do shkokolepsej keq dhe para syve tanë do dilnin skenat e errëta të intrigave të ndërthurura për gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve politik të regjimit, të cilët sot i kanë të burgosur politikisht.
Edhe krimi ka konjukturat dhe sforcimet e mundishme të tij, sidomos në raste si ky, kur kryen aksione për të marrë vendime. Ky vendimi që mori Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, është një vendim i cili nuk ka të bëjë fare me drejtësine, por me lëkurën e fytyrës së saj.
Vendimi që ajo dha për ligjëshmirinë e masës së arrestit shtëpiak për Sali Berishën, ishte një make-up i kërkuar në një çoroditje të thellë përballë pasqyrave, për të mbuluar sadopak fytyrën e nxirë nga krimi, të cilin e gërvishi edhe më shumë.
E them me plot zemërim fytyrën e nxirë nga krimi, sepse ky vendim që nuk është vendim drejtësie, përbën një krim në vetvete.
Ajo që dje doli në dritë dhe u dekonspirua nga rrjeta e merinamgës Rama – Mgonigal, sot po e vazhdon si stafetë nga drejtësia e kapur sorosiane e Altinit me shokë, për ta ndaluar opozitën në rrugën e ligjshme të pushtetit.
Gjykata Kushtetuese padyshim, është loti përfundimtar i regjimit për të penguar opozitën që të vazhdoj rrugën e saj politike që i ka caktuar e drejta demokratike e lirisë politike. Regjimi nuk po lë gjë pa bërë së bashku me gjykatat, prokurorinë, policinë, sherbimin informativ dhe të gjitha instucionet e vëna nën thundrën e pushtetit për ta bërë inekzistente misionin e saj. Historia do ta kujtojë me tmerr dhe neveri atë çfarë i ka bërë ky regjim opozitës dhe demokracisë në përgjithësi.