Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, nxënësit dhe mësuesit, ultimatum qeverisë deri të mërkurën

Prindër dhe nxënës i kanë dhënë ultimatum qeverisë deri ditën e merkurë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Është mbyllur protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe babai i viktimës, tezja dhe gjyshi i viktimës. Ndërsa babai nuk fliste dot, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, në protestë ka folur gjyshi. Ai tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për Martinin.

Protestuesit thanë ndër të tjera se nëse nuk plotësohen 8 kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi në mbarë shkollat e vendit. Qytetarët protestues kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës socialë në shkolla, më shumë oficerë policie, më tepër siguri etj. Në këtë protestë ishte edhe aktori i njohur Florjan Binaj,  që tha se tubimi sot bëhet që fëmijët në vend të kenë një të ardhme të paqtë.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali i gjykatës kriminale, dënon me vetëm 11 vite burg kriminelin në Elbasan që vrau kamarierin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj …