Berisha: Administrata e Presidentit Trump do të shqyrtojë edhe veprimtarinë e mafias së Soros në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se me ndryshimin e administratës në SHBA do të ndryshojë edhe qasja e tij për non-gratën, duke lënë të kuptohet se do të lobojë për heqjen e saj, ndryshe nga si veproi me administratën Biden, ku pas shpalljes non-grata deklaroi se nuk do të përpiqej të lobonte për heqjen e ndalimit të hyrjes në SHBA.

“Kur u njoha me vendimin e Anthony Blinken, njeriut që më kishte lavdëruar më shumë se kushdo në botë për sukseset e luftës kundër korrupsionit dhe më akuzonte për korrupsion, i bëra një letër. I them, kur të paraqesësh një fakt të vetëm, të qeverisë tuaj apo çdo qeverie në botë, Berisha largohet nga politika. Përndryshe po ju padis, në një gjykatë të huaj për shpifje. Sa te jeni në atë detyrë, nuk kam për të shkelur në vendin tënd. Sepse është e drejta juaj për të përcaktuar kush hyn dhe nuk hyn në SHBA.

Në këtë administratë që ikën, duke filluar nga presidenti, unë njihja 80% të titullarëve të saj, por vendosa parimin tonë të vjetër, “Zot ruajna nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë” dhe nuk bëra asnjë lobim.

Tani, unë sigurisht që do të paraqes çështjen time me administratën e re dhe kam bindje të plotë se administrate e ardhshme e Presidentit Donald Trump, do të shqyrtojë edhe më gjerë, veprimtarinë e mafias së George Soros në Shqipëri dhe në rastin e Sali Berishës në veçanti”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …