Noka: Banditët e pushtetit janë të tmerruar nga mosbindja civile e opozitës!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha sot se nuk do të ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile.

“Banditët e pushtetit janë të tmerruar nga mosbindja civile e opozitës.

Rruga e vetme që nipi i Spiro Kolekës bashkë me nipin e Enver Hoxhës kanë gjetur është që të bëjnë presion dhe të intervenojnë me dhunë.

Ta harrojnë.

Nuk ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile e popullit shqiptar.

Do bëjnë ata përpjekjet e tyre, por populli do i japë atë që meritojnë.

Fundi i diktatorëve dihet. Këtë fund do kenë.

Nuk mbahet kurrë pushteti me dhunë.

I ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha dhe Rramiz Alia u përpoqën ta mbajnë me dhunë.

Kurrë një popull nuk mbahet me dhunë.

Këta mendojnë se shqiptarët mund t’i sundojnë dhe jo t’i qeverisin.

Ta harrojnë!” tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …