Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, reagoi për mediat pas dhunës së ushtruar nga forcat e rendit.
“Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës.
Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opoiztën.
Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit.
I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.
Duart do t’ju djegin ju.
Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile.
Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.
Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel”, tha Noka.