CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Policia e fshehu/ Zbulohet personi i dytë në vrasjen e Martinit, babai hetues i BKH, nëna në SPAK

Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt.

Pasi u bë e ditur se autori i dytë i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës.

Burime ekskluzive për JOQ kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.

Image

Emri që është fshirë nga Policia është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk është ndaluar nga policia, pasi policia pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçaj.

JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Image

Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje, por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.

Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçjas i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin prindërit me influencë në BKH po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …