Anëtari i bandës së Suel Çelës mori dhjetëra leje ndërtimi në jug nga motra e tij, drejtoreshë e Ramës

Goditja e bandës së krimit të organizuar, në krye të së cilës ishte Suel Çela, një emër famëkeq i krimit në Elbasan u bë nga SPAKpas zbardhjes së përgjimeve të SKY EÇ.

I gjithë informacioni erdhi nga jashtë vendit, por në mesin e të arrestuarve të kësaj bande është edhe Xhino Roka.

SYRI TV mëson se Roka është vëllai i Adelajda Rokës, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Ndërkohë, burimet saktësojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e vëllait të Rokës janë gjetur të gjitha lejet e ndërtimit në jug të vendit.

Në këtë mënyrë, kjo ngjarje merr përmasa të tjera akoma më të rënda.

Por sërish, SPAK është stepur kur bie fjala tek emri i Edi Ramës, për shkak se Adelajda Roka është një zyrtare që përgjigjet vetëm përpara Edi Ramës për të gjithë punën e saj.

Kjo agjenci ishte ndër të parat që u krijua nga Edi Rama me ardhjen e tij në pushtet.

Ajo do merrej me lejet e ndërtimit, të cilat siç dihet janë centralizuar në dorën e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Cara: Rama ia fali Portin e Durrësit Alabbar! Është vjedhja më e madhe që ka patur Shqipëria, Balkani dhe Europa…

Kandidati për Deputet me PD-në në Durrës, Igli Cara, tha gjatë prezantimit të programit të …