Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhdukur provat e autorit të e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani dhe plagosjes së Luis Meçajt.
Gjithçka është kryer në marrëveshja nga SPAK dhe policia sepse se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës.
Burime ekskluzive për JOQ kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.
Emri që është fshirë nga Policia e Shtetit është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.
Bejkaj nuk është ndaluar nga policia, pasi policia pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçaj.
JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.
Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje, por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.
Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçajt, i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin, prindërit me influencë në BKH, po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.