Lirohen 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra/ Deputetja e PD: Ne nuk ndalemi!

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka informuar përmes një statusi në “Facebook” për lirimin e 21 protestuesve nga Lezha e Shkodra.

Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm.

Sipas saj protesta është një e drejtë kushtetuese.

“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr.6.

Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!

Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!

Ne nuk ndalemi! Është radha jonë! ✌️✌️”, shkruan Metaliaj.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Përkujtohet Ismail Qemali, Leskaj vlerëson figurën dhe kontributin historik!

Përkujtohet të Ismail Qemalit në Vlorë, në një ditë që solli jo vetëm homazhe për …