Lirohet lideri i opozitës! Avokati: Që nga sot Sali Berisha është i lirë!

Gjykata e Posaçme ka liruar nga “arresti shtëpiak” kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës, tha se tashmë ndaj liderit të opozitës nuk ka asnjë masë sigurie. Gjithashtu, avokati bëri me dije se prokurori i çështjes ka kërkuar që të qëndronte në masën “arrest shtëpie”, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga gjyqtarja.

“Mbi masën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, një masë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Gjykata përcaktoi se nuk ekzistojnë më kushtet që Berisha të qëndrojë në masa sigurie. Prokurori kërkoi që të lihej në fuqi masa “arrest shtëpie”. Kërkesa jonë është bërë pas vendimit të Kushtetueses. Vendimi i gjykatës është i zbatueshëm që sot, që sot ai është i lirë”, tha avokati Genc Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qytetarët do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të për infrastrukturën …