Malltezi: Përgjegjësi ligjore dhe politike për 333 ditët e burgut të Sali Berishës

“Përgjegjësi ligjore dhe politike për 333 ditët e burgut të Sali Berishës”. Kështu u shpreh vajza e e Sali Berishës, Argita Malltezi në studion e ‘Debat’, sipas të cilës kushdo gjykatës e prokuror që ka shkelur ligjin duhet të japë llogari.

“Ata që kanë shkelur ligjin, prokurorë apo gjyqtarë padiskutim që duhet të japin llogari”.

Gjatë debatit me analistin Lorenc Vangjeli, Malltezi tha se, kemi të bëjmë me një segment të gjyësorit që e ka përdouror ligjin si barrikadë dhe top kundër opozitës.

“A do t’ia këshillonit si juriste Berishës që në ndeshjen me drejtësinë të zgjedhë bashkëpunimin dhe jo arrogancën? Mjetet politike dhe jo ushtat politike?, pyeti Vangjeli.

“Jam një njeri që e kam ëndërr vendosjen e një normaliteti ligjor në Shqiëpri ku gjithkush të marrë atë që i takon jo vetëm në gërmën, por edhe në frymën e ligjit. Por nuk kemi të bëjmë më një gjykatë që zbaton ligjon, por me një segment të gjyqësorit që e ka përdorur ligjin si barrikadë e top kundër opozitës. Askujt nuk mund të kisha kurajon t’i thoja nënshtrohu”, u përgjigj Malltezi, e cila theksoi se Berisha ka ndjekur rrugën ligjore në procesin ndaj tij.

“Berisha nuk ka marrë thjesht një qëndrim politik, por një qëndrim ligjor juridik në mbrojtje të kushtetutës, por një vendim i paligjshëm refuzohet dhe kundërshtohet në mënyrë juridike siç e kemi bërë. Në çdo rast Berisha ka vijuar me kundërshtimin ka qenë model sa i përket zbatimit të ligjit e kushtetutës ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Në rastin e Berishës e hetuan 4 vite nuk gjetën asnjë provë. A ekziston të vësh dikë në masë sigurie pa e thirrur njëherë ta pyesësh?

Berisha ka respektuar ligjin në çdo hap dhe SPAK e GJKKO e ka shkelur ligjin në çdo hallkë. Është e vërtetë që ata kanë bërë një hetim pasuror. Pretendojnë që po e hetojnë për klubin Partizani kanë hetuar edhe mbesat e Berishës. Nuk kemi patur asnjë kundërshtim për hetimin pasuror, por e kanë futur të gjithën në aktakuzë. Aktakuza nuk ka një rrjedhë logjike”, u përgjigj Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …