Marshim sensibilizues në Elbasan për vrasjen e 14-vjeçarit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” ka tronditur gjithë Shqipërinë. Ndërkohë në kryeqytet u kryen marshime për drejtësinë e adoleshentit të ndjerë, gjithashtu edhe qyteti i Elbasanit është bërë pjesë e tyre.

Një grup i vogël të rinjsh, prindërish, mësuesish dhe aktivistësh të shoqërisë civile u mblodhën në orën 17.00 në Sheshin “Gensher” në qendër të qytetit. Ata nëpërmjet mesazheve të tyre bënë thirrje dhe kërkuan që rendi dhe siguria në shkolla të jetë në shkallën maksimale.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë shprehën zhgënjimin e madh të tyre që me ta këtë mbrëmje në marshimin sensibilizues me moton për më shumë siguri në shkolla nuk u bashkuam qindra e mijëra nxënës e prindër.

‘Të gjithë duhet të kërkojmë siguri në shkolla për fëmijët tanë dhe më shumë siguri kudo ku jetojmë e punojmë’- thanë pjesmarrësit në këtë marshim ku disa prej tyre mbanin në duar pankarta me me mbishkrime të tilla si

”Zgjidh paqen, jo dhunën”,”Jeta është e vyer, mbroje”, “Është më mirë të flasësh dhe të denoncosh, apo të vdesësh”?

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …