Nga Alba KEPI
Menduan se arritën të na zhduknin.
Nuk ia dolën…
Menduan se ia dolën të na gjysmonin…
Nuk ia arritën!
Menduan se mundën të na luftojnë njëri me tjetrin…
Nuk ia dolën!
Nuk janë në lartësinë e frymës së demokratëve që i bashkon patriotizmi, liria e vlerat më domethënëse të dinjitetit njerëzor.
Menduan të dhunojnë, sulmojnë, shantazhojnë, kërcënojnę cdo demokrat që tek Rruga e shpresës kërkonte drejtësinë, shpresën, të ardhmen, ekzistencën, atdheun, kombin, sofrën.
Nuk ia arritën!
Antikomunizmi e antidiktatura nuk i zhdukin dot sado të manipulojnë historinë.
Rrugëtimi prej sot është më motivues se Rruga e Shpresës i fundosi me sinjalin se nuk janë kaq të fortë sa propagandojnë sado bandat e klanet mafioze ti sponsorizojnë!