Enkeleda Mema, EuroNews: Z.Berisha, ju jeni politikan karriere, po aq edhe kundërshtari juaj. Si mendoni si e ka pritur Edi Rama faktin që sot jeni liruar,se deri në këto momente mendohej që PD do ta drejtonte fushatën zgjedhore me ju të arrestuar në shtëpi. Tani, që ju jeni i lirë dhe e ka marrë lajmin, si mendoni që e ka pritur?
Sali Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinojeni vetë tani në fushë. Nuk del dot ai. Të vijë nesër në debat, të vijë, por ja mbajti. Të vijë në debat televiziv po ja mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja, pse e mori atë masë, që të më heshte dhe pastaj mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë të dale në debat, që ti tregoj shqiptarëve se çfarë përfaqëson ai, të ja nxjerr të gjitha një e nga një, të ja numëroj të gjitha krimet dhe lidhjet me krimin që ka, të gjitha vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë.
E morët vesh lajmin e fundit apo jo. Baxhanaku i tij mori në mbikëqyrje serverat e SPAK-ut. Dhe kaloi pa u bërë lajm kjo. Baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës mori në mbikëqyrje serverat që mbajnë dosjet e SPAK, ku ka me qindra kilometra biseda delikuente të Edi Ramës me bandat kriminale, por edhe vetë Linda është e regjistruar. Edhe vetë zonja është e regjistruar për tenderat e AKSH-it. E kuptoni ca ndodh apo jo. I treti ai në radhë, Fagut i i treti, ska rëndësi del i pari. Pasi i kishte anuluar se ky Dumani i anulon tenderat, dhe në kundërshtim me ligjin e kishte anuluar dy herë dhe të tretin ja dha Fangut. Ti çojë çdo lloj përmbajtje.
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Ju tashmë jeni i lirë por, dy eksponentët e opozitës ndodhen në qeli, Ilir Meta dhe Ervin Salianji, a do të kërkoni të shkoni t’i takoni ata në qelitë e burgut?
Sali Berisha: Beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë. Shqipëria është diktaturë me të burgosur politikë. Edhe njëherë, përgjigjen e more. Beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë.
Bikim Bici, Top News: Z.Berisha, ju keni thënë gjatë fjalimi tuaj: Ne do të pastrojmë shtëpinë tonë me ndihmën e Zotit, besimin e pakthyeshëm në vlerat dhe parimet tona. A nënkupton pastrim dhe brenda PD?
Sali Berisha: Lexo mirë. Bibla thotë: që të kthehet Zoti në shtëpi pastroje shtëpinë.
Në diktaturë, unë njihja një besimtar, dhe unë i thosha atij: shiko, ndiq ritet, se kisha vetëm respekt. Dhe ky më thotë një ditë. Më fal, ishte babai im.
Më thotë: Jo më thotë, Sali, se në këtë mjedis kaq të keq as Zoti vet nuk më dëgjon. Dhe kur lexova shumë vite më vonë këtë shprehje, se këto librat e shenjtë i marrin nga njëri-tjetri mësimet, dhe kur lexoj që thotë: pastroni shtëpinë që të hyjë Zoti, m’u kujtua dhe kjo, fjalët e tim etj.