Berisha: PD ishte para alternativës, të jeshë apo të mos jeshë, por demokratët u ngritën!

Në aktivitetin e organizuar nga Partia Demokratike me të rinjtë e Brain Gain në Vlorë, lideri i PD-së, Sali Berisha, theksoi sfidat e mëdha që ka kaluar Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe për të kritikur politikën aktuale të qeverisë.

Ai e krahasoi situatën e tanishme me periudhën e pas Pavarësisë, duke theksuar se PD ka luajtur një rol kyç në luftën kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës. Në fjalën e tij, Berisha nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar atë për sjellje të ngjashme me ato të diktaturës dhe për keqadministrimin e pasurisë dhe burimeve të vendit. Ai përmendi gjithashtu se, pavarësisht sfidave të mëdha, Partia Demokratike ka qëndruar e fortë dhe e gatshme të përballet me çdo rrezik që i kanoset kombit.

“Natyrisht kjo histori nuk mund të përsëritet kurrë në këtë formë, por e vërteta është se njëlloj si ata që u prinë ushtrive serbe në atë kohë, sot në Tiranë qeveris një shqipfolës, që zbaton në këtë vend pas 112 vitesh pavarësi, zbaton pikë për pikë politikën Çubrilloviçit dhe ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, më shumë shqiptarë se çdo pushtim tjetër deri sot.

Vendin e pasurive më përrallore, më mahnitëse e shndërroi në vendin e kanabisit, vendin e drogës.

Shtetin ligjor e zëvendësoi me narkoshtetin.

Rikthej arrestimet, burgjet politike dhe përvetësimin e papërmbajtur masiv të pasurive publike, zhyti shqiptarët në mjerin progresiv. I vetmi popull në rajon dhe Europë, në të cili varfëria u rrit nga viti në vit.

këtë kontekst në këtë kuadër, PD si forcë politike që përmbysi komunizmin, ishte para alternativës, të jesh apo të mos jesh. Të jesh do të thotë të merrte përsipër misionin e përmbysjes së re. Një diktaturë në të cilën i tërë pushteti ndodhet në duart e padrinos, në të cilin krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e përbashkët, siç shifet çdo ditë.

Alternativa tjetër do të ishte zhdukja e saj. Por misioni i saj ishte i vështirë. Shumë i vështirë, megjithatë, demokratët u ngritën. U ngritën, e them këtu në kushtet më të jashtëzakonshme.
Sepse këtij kuadri real, për ti dhënë një ‘kolpo di gracia’, për ti dhënë goditjen e mëshirës, demokracisë në Shqipëri, mafia shqiptaro-amerikane, pasi i kishte dhënë drejtësinë Edi Ramës, vendosi ti japë dhe opozitën.

Vendosi ti japë opozitën dhe të fshijë nga analet partinë që përmbysi diktarurën, partinë që u ngrit mbi vlerat e kombit shqiptar, mbi traditën, dinjitetin, atdhetarinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Yuri i zë pritë me tas supe Marco Rubios në restorantin e DASH, media e Ramës: Mori mbështetje

Marco Rubio ka shkuar të drekojë në restorantin e Depatametit të Shtetit, ndërkohë që aty …