Kreu i PD Vlorë: Sot kemi nevojë për frymë qëndrese ndaj atyre që cënojnë demokracinë!

Kryetari i PD Vlorë, Atird Hoxha, në takimin që kreu i opozitës Sali Berisha ka organizuar ditën e sotme me të rinjtë e “Brain Gain” në Vlorë u shpreh se sot jemi këtu për të folur për dy vlera kryesore që kanë të bëjnë me qëndresën dhe traditën dhe kur flasim për këtë dy shtylla, Vlora qyteti që ka shkruar faqet më të rëndësishme të lavdisë sonë është kryefjala.

Ai tha se, Vlora na kujton se asgjë nuk fitohet pa  sakrificë ashtu si populli shqiptar që për vite e shekuj të tërë mbrojti gjuhën ashtu dhe Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët ishin të shumtë po ashtu sot ne kemi nevojë për të njëjtën frymë qëndrese që cënon demokracinë tonë.

“I nderuar sekretar i përgjithshëm i PD Flamur Noka, zoti Bardhi, zoti Paloka si dhe të gjithë deputetëve të tjerë është një kënaqësi dhe në emrin tuaj më lejoni që të ju uroj mirëseardhje deputetëve dhe drejtuesve të lartë të PD.

Kjo është një ditë e shënuar për Vlorën, për demokratët dhe të gjithë ata që japin kontributin e tyre në PD.

Sot jemi këtu për të folur për dy vlera kryesore që kanë të bëjnë me qëndresën dhe traditën dhe kur flasim për këtë dy shtylla, Vlora qyteti që ka shkruar faqet më të rëndësishme të lavdisë sonë duhet të jetë kryefjala jonë.

Si sot më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali Vlora ngriti flamurin e pavarësisë duke shndërruar ëndrrën shekullore në realitet.

Vlora na kujton se asgjë nuk fitohet pa sakrificë, ashtu si populli shqiptar që për vite e shekuj të tërë mbrojti gjuhën ashtu dhe Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët ishin të shumtë, po ashtu sot ne kemi nevojë për të njëjtën frymë qëndrese që cënon demokracinë tonë”, tha Atird Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …