Kedhi: PD ka një vizion të qartë! Ne do të fitojmë, kjo fitore do të nisë nga Vlora!

Me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të rinjtë e Brain Gain  në PD zhvilluan një aktivitet në Vlorë, ku merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të opozitës, nga lideri demokrat Berisha dhe drejtuesit tjetër të saj, si dhe intelektuale e drejtues lokal të PD.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Nikola Kedhi, Drejtor Ekzekutiv i “Albanian Conrevative Institute”, njëkohësisht anëtar i “Brain Gain”  foli për vlerat që bart kjo ditë në memorien e vendit, të tashmën dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Kedhi tha se, historia e Shqipërisë është historia e një populli që ka mbijetuar falë qëndresës dhe sakrificës. Përballë diktaturës më të egër në Europë, të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë, pronaret legjitime qëndruan stoikë, duke ruajtur dinjitetin dhe shpresën për një Shqipëri të lirë.

Fjala e Nokola Kedhit

Të dashur miq,

Është kenaqesi e veçante te prezantoj ndalesen e radhes te nje projekti shumë interesant dhe te domoadoshem mendoj une te Departamentit Brain Gain, Ne Kerkim te Simboleve. Simbolet jane nje arme e fuqishme, jane te lidhura me identitetin e nje individi, grupimi apo kombi. Nese nje individi i heq simbolet, i heq dinjitetin dhe identitetin ai kontrollohet me lehte. Demokratet shqiptare nuk lejuan qe tu hiqen as simbolet, as identiteti i tyre. Ata qendruan!

Thone se e djathta eshte mpakur, eshte rrudhur, eshte ne terheqje, e dobesuar. Por une ketu shoh nje salle plot, ashtu sic e kam pare ne cdo salle tjeter ku demokratet kane marre pjese.

Me vjen mire te zhgenjejme te gjithe korin e te majtes qe e vetmja e djathte qe do eshte nje e djathtë e nenshtruar. E djathta sot eshte e gjalle, eshte shprese, eshte force, vendosmeri, qendrese. E djathta eshte ana e drejte e historise qe kur nuk uli koken. Dhe askund nuk perfaqesohet me mire se ne Vlore me qendresen e demokrateve te vlores, te cilet vazhdojne qendrojne per parimet e tyre edhe ne kushtet me te veshtira.

Jemi sot këtu, në një ditë të veçantë për kombin tonë, 28 Nëntorin – ditën kur shqiptarët kanë shkruar faqet më të lavdishme të historisë së tyre. Në këtë datë kemi shpallur Pavarësinë në 1912, kemi ngritur flamurin kombëtar për herë të parë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe përkujtojmë çlirimin e vendit tonë nga pushtimi i huaj në 1944 duke nderuar me mirenjohje qëndresën dhe luftën e patriotëve të vërtetë, antifashistë, antinazistë dhe antikomunistë.

Por Vlora, ky qytet krenar dhe simbol i qëndresës shqiptare, ka shkruar kapituj të lavdisë dhe sakrificës edhe përtej këtyre datave. Nga Lufta e Vlorës në 1920, kur shqiptarët dëshmuan se liria nuk negociohet, deri te betejat e sotme për demokraci, trashëgimi dhe të ardhmen e vendit, Vlora ka qenë gjithmonë kala e pathyeshme.

Dhe në këtë kala sot duam të nderojmë jo vetëm historinë e saj, por edhe qëndrestarët e saj të rinj dhe të vjetër, demokratët, të djathtët dhe konservatorët që me kurajë dhe bindje vazhdojnë të mbrojnë lirinë dhe vlerat e këtij vendi. E djathta  provon vazhdimisht se ka vizion, ka ide, ka program ka eksperience ka dhe te rinj. Departamenti Brain gain eshte prova per kete, me projektet e propozimet e vazhdueshme, me librin e puneve te mira, me propozimet per programin e pd, me shkrime e qendrime te vazhdueshme prodhon politike perdite.

Historia e Shqipërisë është historia e një populli që ka mbijetuar falë qëndresës dhe sakrificës. Përballë diktaturës më të egër në Europë, të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë, pronaret legjitime qëndruan stoikë, duke ruajtur dinjitetin dhe shpresën për një Shqipëri të lirë.

Qëndresa është fjala që përmbledh më së miri jo vetëm historinë e Vlorës, por edhe atë të Partisë Demokratike dhe kryetarit te saj Sali Berisha. PD eshte nje simbol me vete, i lidhur pazgjidhshmerisht me renien e komunizmit. Demokratet jane nje histori qendrese, fitore, ngadhenjimi, shprese e inspirimi. Qendresa te Rruga e Shpreses mund te jete nje nga ngjarjet me unike dhe inspiruese ne historine tone.

Në një kohë kur antivlerat, korrupsioni dhe autoritarizmi kërcënojnë shoqërinë tonë, qëndresa e demokratëve ka qenë drita në këtë errësirë.

Sot, shumë pyesin pse Sali Berisha vazhdon të frymëzojë, pas më shumë se tre dekadash në politikë. Ai frymëzon sepse në një kohë antivlerash, mashtrimi dhe nënshtrimi, ai qëndroi dhe mbrojti parimet e dinjitetit, ndërgjegjes dhe lirisë. Qëndresa e tij e fundit prej 11 muajsh përballë një lufte politike të pashembullt ishte shembulli më i mirë i kurajës dhe vlerave konservatore.

Berisha e nisi këtë betejë ne kushtet me te disfavorshme. Por me forcen e vullnetit te tij, mbeshtetjen e pakursyer te qendrestarve dhe besim, ai riktheu Partinë Demokratike bazës, bashkoi demokratët, solli nderkombetaret ne tryezen e tij dhe ngriti lart flamurin e vlerave te PD. Ai foli i pari kundër rrezikut të ndarjes së Kosovës, kundër stabilokracisë që rrezikon demokracinë në rajon, dhe kundër Sorosit, duke mbrojtur interesat kombëtare dhe duke rikthyer vlerat konservatore.

Sali Berisha, me 11 muaj rezistencë të pashembullt kundër një vendimi politik, tregoi se liria nuk fitohet pa sakrifica, se dinjiteti mbrohet çdo ditë, dhe se shpresa nuk shuhet kurrë. Ai, në kohën kur shumëkush zgjodhi servilizmin dhe nënshtrimin, dha shembullin se karakteri dhe ndërgjegjja janë vlerat më të larta të një njeriu.

Demokratët, të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë janë prova e gjallë se shqiptarët mund të rezistojnë dhe të triumfojnë. Nga burgjet dhe internimet e diktaturës, deri te betejat e sotme për të rikthyer demokracinë dhe shpresën, sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron sot e djathta shqiptare.

Por ne nuk jemi vetëm për të kujtuar të kaluarën, por për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sot, Vlora është përballë sfidave të mëdha – largimit masiv të të rinjve, shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe rrënimit të ekonomisë. Por Vlora është edhe aty ku fillon ringritja e Shqipërisë!

Partia Demokratike ka një vizion të qartë për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë: të mbrojmë dinjitetin dhe liritë e çdo qytetari, të krijojmë mundësi për të rinjtë, të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe të rikthejmë shpresën për të ardhmen. PD u jep shqiptareve nje vizion optimist, shpresedhenes realist per te ndertuar nga Shqiptaret Shqiperine e shekullit te 21. Nje shqiperi qe prodhon, investon, eksporton dhe hap vende pune. Nje shqiperi me edukim cilesore, shendetesi te mire,  drejtesi te drejte. Qendresa e demokrateve do e beje kete vizion realitet.

Të dashur miq, historia na ka mësuar se kur shqiptarët qëndrojnë, ata fitojnë. Kjo është forca jonë! Kjo është shpresa jonë! Dhe sot, ne angazhohemi jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë tonë, por për ta çuar Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Me qëndresë, vizion dhe kurajë, ne do të fitojmë. Dhe kjo fitore do të nisë këtu, nga Vlora!

Faleminderit dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …