Deklarata skandaloze e ministrit të Brendshëm, reagon Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar për deklaratën skandaloze të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Noka shkruan në reagimin e tij se, në vend se të marrë përgjegjësinë e tij për humbjen e jetës së 14-vjeçarit, pinjoll Hoxha në një qëndrim të paprecedentë bën me faj viktimën dhe nxjerr vrer e akuza ndaj të gjithëve që kërkojnë transparencë.

Reagimi i plotë i Nokës

Ministri i Brendshem ka bërë sot një nga deklaratat më skandaloze, mbushur me aq mllef e urrejtje sa ndonjë Ministër i Brendshëm mund të ketë bërë në 3 dekada.

Kur ende nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi pse dështoi të ofronte siguri në shkollën “Fan Noli”, gjeti sot rastin të fajësojë viktimën, të sulmojë mediat dhe opinionin publik.

Me këtë qëndrim të paprecedentë, ai u rreshtua haptazi në anëne agresorit.

Në vend se të marrë përgjegjësinë e tij për humbjen e jetës së 14-vjeçarit, pinjoll Hoxha në një qëndrim të paprecedentë bën me faj viktimën dhe nxjerr vrer e akuza ndaj të gjithëve që kërkojnë transparencë.

Do të mjaftonte një deklaratë skandaloze si kjo që Ministri i Brendshëm të mos lejohej më të vijonte detyrën. Por ai merr shkelje syri nga shefi i tij për të tilla paturpësi, sepse duan t’u tregojnë qytetarëve se jo vetëm nuk do e gjejnë mbështetjen e forcave të rendit, por do t’i kenë kundër edhe kur janë viktima, nëse do të guxojnë të flasin, të kërkojnë transparencë për të vërtetën.

Së bashku me Edi Ramën në krye janë minuesit e besimit publik tek policia, pasi ortakëria me krimin e bandat i ka bërë drejtuesit që, në vend se të jenë në krah të qytetarëve, të bëhen shërbëtorë të trafikantëve dhe vrasësve.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …