Gjekmarkaj në Mirditë: PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin

Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës, njëherësh edhe nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me banorë të Mirditës, në zonat Fan dhe Kthellë.

Gjekmarkaj, i shoqëruar nga kryetari i PD Mirditë, Aleksandër Lala dhe kryetari i baskisë, Albert Mëlyshi, ka dëgjuar shqetësimet dhe hallet e qytetarëve.

Në postimin e tij në Facebook, Agron Gjekmarkaj thekson se PD po riorganizohet fuqishëm për betejat që e presin, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë

Ndonëse një ditë e ftohtë, dëshira e mirditorve për ndryshim jep shpresë! Sot së bashku me Kryetarin e PD në Mirditë z. Aleksandër Lala, Kryetarin e Bashkisë, z. Albert Mëlyshi, me demokratë e banorë të Fanit dhe Kthellës, diskutuam për hallet dhe problemet e këtyre zonave të lënë të mëshirë të fatit nga rilindja.

Energjia elektrike ndërpritet me orë të tëra pas çdo stuhie. Mungesa e ujit të pijshëm, asistencë e hequr për të sëmurë e paraplegjikë, shërbimi i munguar shëndetësor 24 orë, ku para dy muajsh për një gjilpërë të munguar humbi jetën një nënë, janë fakte shqetësuese.

Po kaq probleme në fushën e arsimit, në asfiksi, e shumë tema të  tjera si rrugët që mungojnë, duke e privuar Mirditën nga turizmi elitar. Për pushtetin lokal që populli i Mirditës ja besoi PD por i prerë në besë nga Rama i cili i bllokon çdo projekt e investim duke trajtuar popullin mirditor si armik politik.

PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin, arritja e Qeverise Teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, ndalimi i shpopullimit, përballje me korrupsionin e krimin e organizuar dhe program ekonomik që nxjerr Mirditën, Lezhën e Kurbinin e bashkë me to gjithë vendin nga tranzicioni, janë qëllimi dhe objektivi ynë të cilin do ta arrijmë me çdo kusht. Fitore!

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …