Kurthi ku ka rënë PD

Hysni GURRA

PD-ja i di vetë punët e veta, por si vëzhgues i jashtëm, dhe si dashamirës, vërej se partia më e madhe e opozitës ka rënë në një kurth që nuk i jep produktivitet në përçimin e mesazhit pasi xhiron në vend ende nëpër studio televizive me hysmeqarë të Lulit.

QEVERIA ka 12 vjet që nuk del në debate televizive çfarëdo që të ndodhë.

Njerëzit e PD JANË GJITHMONË gati për debate televizive, por prej tre vjetësh, kanë hyrë në të katërtin, kanë rënë në kurthin e pseudo debatit me “të ashtu quajturit analistë”.

Çdo mbrëmje sheh debatues nëpër banaqet televizive, ku përveç atyre larove të penës e të fjalës të së majtës sheh dhe mbeshtëtesit e Lul Bashës, i ngordhur politiksht tashmë, që nga anëtarë kryesie të asaj partisë pa anëtarë e strutura kanë kaluar analistë.

Nuk po i përmend me emra se nuk ia vlen, gjithësekush që ndjek aktualitetin i ka parasysh emrat e atyre që çirreshin banaqeve televizive dhe thoshnin se shumicën e PD e ka Luli, se Amelika ka zgjedh Lulin, se Berisha ka mbaruar politikisht…

Jam i sigurtë se i keni në mendje të gjithë, të vetmit që i kanë harruar duket se janë deputetët e PD apo drejtues të tjerë të lartë.

Të shkosh në një banak televiziv për të debatuar me njerëzit e Lulit ende është të ndjekësh pas karremin që hedh Edi Rama nëpër banaqet e mbrëmjes, tashmë është e ditur që shumicës prej tyre ua bën skaletat Endri Fuga dhe në raste të tjera, e pamë të gjithë skaletat e emisioneve i bëjnë edhe kapot e bandave kriminale.

Si mund të pranojë partia më e madhe opozitare të bëhet pjesë e paneleve në banaqet televizive me mercenarë të kamufluar, të cilët e mbajtën për 3 vite me radhë gjallë dhe insistuan në përçarjen e Partisë Demokratike???

Me kë do ta bëjë kontrastin si alternativë qeverisëse partia më e madhe opozitare me zarat e Lul Bashës?

Të isha deputet a çfarëdo roli në partinë më të madhe të opozitës, partinë që u sfilit e desh dha shpirt për shkak të Lulit dhe të shkoj në debat me zara që kanë shërbyer si benzinë i përvëlimit të PD nëpër banaqet televizive për 3 vjet me radhë, këta qofshin.

Partia më e madhe e opozitës duhet të vejë “diktatin” në diskursin publik.

Nëse i braktis ajo arenat ku janë prezentë këto vemje, vetvetiu banaqet televizive do detyrohen t’i kompozojnë studiot me kundërshtarin real të PD, do detyrohen të sjellin hajdutët e rilindjes nëpër studio, ku dhe do bëhet kontrasti mes ‘të mirës e të keqes’.

Po nëse një deputet i PD apo çfarëdo funksionari tjetër shkon në një studio ku i del si analist përballë një lamash që ka qenë anëtarë kryesie i Lulit, publiku do mendojë akoma se po zihesh me Lulin për vulën, nuk të sheh si alternativë.

p.s- Se u zgjata shumë, unë fjalën kam, po duke qenë se Zoti ma ka bërë rrisk ta them fjalën siç e mendoj, lirisht, e thashë 😅

About Krye Redaktor

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …