Bardhi: Edi Rama në 12 vite i ofroi fëmijëve dhe të rinjve modelin e trafikantit dhe vrasësit

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot ndaj fushatës së këshillimit të Kryeministrit Edi Rama me komunitetin e prindërve për kufizimin e rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se, ‘Rama nuk është as menaxher dhe as përgjegjës për Tik-Tok dhe rrjetet sociale,

Sipas Bardhit kryeministri Rama “ka zgjedhur tu thotë shqiptarëve se fajin e kanë rrjetet sociale, fajin e kanë telefonat, fajin e kanë prindërit, faji është jetim”, ndërsa shton se “e vërteta është se degradimi i arsimit është përgjegjësi e keqqeverisjes së Edi Ramës”.

“Në vend të kontributit në këtë drejtim, Edi Rama është i vetmi përgjegjës që në 12 vite i ofroi fëmijëve dhe të rinjve modelin e trafikantit dhe vrasësit si deputet, modelin e gangsterit e kriminelit si kryetar bashkie, apo modelin e hajdutit si ministër”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …