SPAK i ka hedhur opinionit një “kockë” për t’u marrë me lidhjet e tre gazetarëve me bandën kriminale të Elbasanit. Eshtë një skemë e pastër për të larguar vëmendjen nga lidhjet e vërteta të kësaj bande me Taulant Ballën dhe Edi Ramën. Ndonëse në dosje kreu u kësaj bande të Elbasanit shprehet se Balla i ka kërkuar vota, SPAK as nuk guxon të thërrasë dhe ta pyesë atë.
Nga njëra anë SPAK del para opiionit sikur po lufton krimin dhe nga ana tjetër i bën shërbimin më të mirë kreut të organizatës kriminale në pushtet, duke mos e cënuar aspak pushtetin e tij.
Reagimi i Berishës
“Tani marrim gjë tjetër, më të rëndësishme. Siç del dhe në dosje, thuhet se Taulanti na kërkon vota. Por ka akt më kriminal më të shëmtuar se ai i Altin Dumanit që e fsheh këtë.
S’keni në dosje ju, çfarë aktiviteti elektoral-kriminal kanë zhvilluar bandat.
Thotë; Taulanti na do për vota, është e regjistruar aty. Po kaq, e do për vota për partinë e
Dumanit, sepse Dumani ka vendosur të amnistojë krimin e shëmtuar elektoral duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Pra kjo është dosja metamorfoza, le ta quajmë, e 4-5, por është shkalla më ekstreme e manipulimit të një dosje.
Dënoj publikimin se të fshehësh të gjithë aktivitetin kriminal elektoral të Taulant Ballës me bandat dhe të nxjerrësh aty bisedat që paska bërë Flamur Vezaj, të cilat Flamuri i mohon tërësisht dhe unë i besoj plotësisht, se nuk ka pse të gënjejë, ti paraqesësh ato është përpjekje se si e si, të largosh vëmendjen nga faktori më kryesor, kriminal në Shqipëri, që është politika dhe eksponentët kryesorë të krimit që janë Taulant Balla dhe Edi Rama me grupin e tyre”, tha Berisha.