Berisha: Kosova të anëtarësohet në NATO

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, zgjidhja absolute, më e mirë për sigurinë është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Berisha kërkoi që të hiqen sanksionet absurde.

“Dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe aktet terroriste të kryera dy ditët e fundit në Kosovë.

Uroj që përgjegjësit të gjenden dhe të vendosen sa më shpejt para ligjit. Kërkojë të marrë fund çdo ndërhyrje e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të Kosovës.

Bëj thirrje të hiqen menjëherë të gjitha sanksionet absurde të vendosura ndaj Kosovës, një vend demokratike, defakto vendi më demokratik i rajonit.

Sikundër i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar në tërësi dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut në veçanti, të mbajë parasysh se Kosova është territor i NATO-s, dhe zgjidhja absolute, më e mirë për Kosovën dhe sigurinë e NATO-s është anëtarësimi i këtij vendi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ky është interesi i paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova territor i NATO-s dhe askush nuk duhet dhe nuk mund të luajë me këtë territor, këtë vend”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …