Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me bandën e Elbasanit. Në një nga këto komunikime mes tyre thuhet për Berishën se “do ja bëjmë si Ravikut”. Raviku është Ravik Gurra, avikati i vrarë me porosi të Taulant Ballës. Pra, në këto biseda që dalin nga telefonat sekretë kemi të bëjmë me një plan për eleminimin e liderit të opozitës, Sali Berisha. Detaje të këtyre bisedave fshihen nga SPAK, por Berisha ka treguar pjesë nga kjo dosje, e cila është në duart e tij.

 Tani të marrim pak, cila është piramida e vërtetë e krimit. Absolutisht përfshin gjyqtarët, por përfshin dy herë më shumë prokurorët. Kjo është e vërteta. Por ku janë prokurorët.

Prokurorët janë në Skap. 5 prokurorë të Elbasanit janë në Skap o zotëri. Kjo është e turpshme. A ju kujtohet ajo gjyqtarja e Tik Tokut, Enkelejda. Por si Enkelejda në hotelin e tyre është hedhur dhe përdredhur dhe Millonaj, me nja 5 të tjera e të tjerë.

Pra këtu na del se përveç Suel Çelës dhe 3-4 të tjerëve që janë të njohur aty, fajin e kanë e paskan gazetarët, se ka më shumë gazetarët. E kanë futur dhe Flamur Vezaj, sikur paska biseduar me Artan Hoxhën. Është totalisht një përdorim hakmarrës politik i dosjes.

E keni dhe emrin e asaj një Gentiana Sharra aty, në dosje është. Ajo ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. U arrestua në Belgjikë një Mario, vëllai i Suelit, ai ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën. Po.

Taulanti që është marrë me çdo gjë, thotë ajo që do ja bëjmë si Ravikut, por në akuzë ka qenë Taulant Balla që ka porositë vrasjen dhe janë djegur dokumentat, është gjykatësi dhe prokurori me emër janë, Kreshnik quhet ky, prokurori që ka vendosur bashkë me gjykatësin, djegien e dokumenteve ku shkruhej, Taulanti ka porositë vrasjen. Po ekziston procesverbali është i botuar në mediat shqiptare procesverbali”, tha Berisha.

Por, ajo që konfirmohet nga këto biseda është edhe marrja përsipër nga kjo bandë me Taulant Ballën e vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Pra ata që bënë vrasjen e avokatit Gurra do të bënin edhe eleminimin e Berishës.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …