“Politikani me emrin Taulant” del në përgjimet e prokurorisë në masakrën e Elbasanit. Ai u akuzua si porositësi i vrasjes së Ravik Gurrës në mars të 2019, avokatit të Ardjan Çapjas.
Avokati Gurra arriti të siguronte disa përgjime të prokurorisë për Taulant Ballën dhe për këtë u vra.
Ekzistenca e këtyre përgjimeve nuk ishte e njohur, deri kur foli Çapja. Në foto është dokumenti i përgjimeve ku del emri i Taulant Ballës në përgjimet për masakrën e Elbasanit. Ky dokument është asgjesuar me vendim gjykate për të fshirë gjurmët e krimit të Taulant Ballës, por asgjë nuk ka përfundar ende.
Ngjarja
Ende sot ka asnjë autor të dyshuar, të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen që tronditi vendin. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e 22 Marsit në një lokal në qendër të Elbasanit, ndërsa atentatori kaloi i qetë pranë patrullës së policisë.
Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë, raporton AbcNeës.
Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan në atë kohë se ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati i tipit mafioz, në një ambient tjetër po “Bar-Kafe”, ishin edhe dy oficerë të krimeve të Drejtorisë së Policisë Elbasan, por ata u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.