Kryetari i PD< Sali Berisha deklaroi sot se prona është shtyllë kryesore e Partisë Demokratike dhe se Edi Rama riktheu ligjet e ’46 për vlerësimin me çmimet e konfiskimit në ’46.
“Prona, është shtyllë kryesore e programit tonë. Me pronën Edi Rama riktheu ligjet e ’46. Riktheu ligjin e vlerësimit me çmimet e konfiskimit në ’46.
Me pronat, Edi Rama lumturoi personalisht veten, familjarët e tij. Mori pa asnjë dokument pronësie njërin nga 20 kanionet më të bukura të botës, Gjipenë.
Pa asnjë dokument pronësie, pa asnjë dokument shpronësimi, e mori me emrin e nënës së vet dhe thotë: nuk e mora unë, por e mori nëna dhe vëllai.
Vëllai, po me prona, 38 mijë m2 tokë të dy famlijeve tiranase tek Rrapi i Treshit. Solla këto shembuj.
Imagjinoni ju. 6 milionë m2 tokë janë dhënë. Kujt? Trafikantëve ia dhënë. Kur erdhi në pushtet iu tha shqiptarëve se gjeta një Gjon, Gjon, Gjon me 60 mijë hektarë. Ai ishte Gjon Poçari. Ata ishin pasardhësit e Gjon Poçarit, dhe ky e mori Gjon Poçarin sikur kishte zbritur nga veriu.
Tani, në fakt nuk ka trafikantë nga veriu që nuk janë ul në jug, dhe jugu po shkretohet, po shfaroset. Ua them unë ju.
Në qoftë se, doni të shihni shfarosjen e kombit tonë, shkoni në jug, përveç bregdetit. Por në jug është krejt tjetër, jugu është një territor i bekuar me ujëra plotë, me potenciale turistike kudo.
E ktheu, shkojnë me strajca me para, i çrrenjosi.
Tani, nuk flet më për Gjonin, nuk e tregon më historinë e Gjonit ai. Jo, jo. Se Gjoni me drogë është fisnik.
Kështu që, kjo merr fund. Ne i rikthehemi rikthimit të pronës, kompensimit të pronës. Askush nuk duhet të jetë skeptik për këtë.
Ne lamë 75 mijë hektarë tokë për të kompensuar pronarët krahas kompensimit financiar. I mori ato, i dha në të katërta anët. Përsëri do i marrë, përsëri do krijojmë fondin. Me tokë publike do krijojmë fondin e kompensimit të pronarëve, do e zgjidhim ne atë, sikundër do zgjidhim nëmënyrë përfundimtare dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.
Arsimi dhe shëndetësia janë përparësia më absolute për të dhënë cilësinë më të mirë të shërbimit të shqiptarëve.
Pra, në këto 34 amendamente, departamente dhe grupi i deputetëve kanë bërë një punë shumë të mirë. Kanë krijuar kuadrin ligjor të ardhshëm të emergjencës i cili do votohet në muajt e parë të qeverisjes së PD.
Do jemi, dhe do vazhdojmë pregatisim për çdo fushë kuadrin ligjor në mënyrë që mënyrë që të bëjmë gjithçka për të kapur 12 vitet e humbura. 12 vitet më të dhimbshme, 12 vite rrokullisje.
Por edhe të qajmë e të vajtojmë nuk na takon më tutje, na takon të veprojmë.
Tani jemi parti jo vetëm në këmbë, por parti e sigurtë drejt fitores. Ecim të sigurtë drejt fitores.
Secili nga ju, dhe çdo shqiptar duhet ta dijë, se PD sot është parti e fitores në zgjedhjet e ardhshme. Dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se ne kemi të gjithë vullnetin, por kemi dhe kuadrin e nevojshëm ligjor për t’i dhënë përgjigjen më të shkëlqyer situatës së rëndë me të cilën përballen sot 46-50% e shqiptarëve.