Berisha: Rama do t’u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me projektin e Portit të Durrësit!

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama po u vjedh shqiptarëve 1.3 miliardë euro me projektin e Portit të Durrësit.

Berisha bëri të ditur se, për këtë aferë skandaloze do të kërkohet me urgjencë një komision hetimor parlamentar.

“Sipas projektit të kompanisë holandeze, porti i ri do të kushtojë 1.3 miliardë euro.

Kjo është gjoba më e madhe në histori ndaj shqiptarëve.

Ky është një fond i barabartë me rritjen 150 përqind, mos më shumë, të rrogave të shqiptarëve.

Ky është një fond i barabartë me rritjen 100 përqind të pensioneve të shqiptarëve.

Dhe të gjitha këto vetëm për parajsën e Edi Ramës.

Ky është një krim që i tejkalon çdo proporcion.

Tenderi i hapur, siç e dini, ishte rreth 400 milionë euro, në një kohë kur pensionistëve, me pensionet më të ulëtat në botë dhe me çmimet më të lartat, unë ftoj mediat t’u tregojnë të vërtetën e çmimeve shqiptarëve krahasuar me Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.

Sot në Greqi, çmimet e ushqimeve bazë janë deri 80 përiqnd më të ulëta se në Shqipëri.

Kështu janë në Itali, Gjermani.

Ushqimet bazë dhe produktet bazë në Shqipëri janë 10 deri në 250 përqind më shtrenjtë se mesatarja e tyre në BE.

Një pensionisti i mbahen nëpërmjet TVSH-së, sipas përllogaritjeve të TVSH, i mbahen në vit 450 mijë lekë. I mbahen të paktën tre pensione dhe Edi Rama përcakton për t’u vjedhur shqiptarëve 1.3 miliardë euro.

Do krijohet një komision parlamentar me emergjencë për këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti, që vjen pas bunkerëve.

U kushton pas bunkerëve të diktatorit Hoxha, më shumë se gjithçka tjetër taksapaguesve shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …