Brate Vuçiç i Druzhe Ramë

Nga Luçiano BOÇI

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit tronditi opinionin ndërkombëtar dhe politikën shqiptare për mënyrën e qëllimin e ekzekutimit. Të gjithë pothuaj reaguan ashpër.  I vetmi që “nuk e prishi terezinë” ishte Rama.

Ky njeri që “përvesh llërët” e gjuhës së tij të shthurur e sharëse ndaj kundërshtarëve politikë, sa herë i duhet në këtë rast foli pothuaj me përdëllim e përulje.

“Patrioti i madh” që s’lë cep sallash pa mbushur me flamuj për të mashtruar emigrantët, nuk e fsheh pikëllimin e tij ndaj sulmeve që mund t’i bëhen Vuçiç-it dhe nuk ia ndien fare se çfarë po i ndodh Kosovës.

  1. Si në rastin e Banjskës të cilën e quajti “tokë të askujt”, vëllai i Vuçiç-it dhe territorin në Ibër Lepenc nuk e quan në asnjë rresht tokë shqiptare të Kosovës dhe cenim të integritetit të saj!
  2. Aktin terrorist ndaj Kosovës ky “druzhe” e quan akt sabotimi!!?

A thua serbët kishin thyer një saraçineskë uji dhe jo që kishin vendosur 15 kg tritol në një pikë jetike! Ndërkohë që shënjestra është tipike terroriste: goditje ndaj infrastrukturave me rëndësi strategjike.

  1. Vazhdon duke e cilësuar si “krim të rëndë i cili cenon jetën e qytetarëve”!!?

A thua të ishte një përplasje bandash nga ato që ndodhin rëndom në Shqipëri! Ndërkohë që ai është një sulm terrorist, jo thjesht ndaj cenimit të jetës, por dhe sulm terrorist ndaj shtetit të Kosovës dhe kombit tonë.

  1. Kërkon “zbardhjen e ndëshkimin në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar”!!??

Hapur fare pa e fshehur sikurse Vuçiç, shpreh mosbesim të plotë ndaj institucioneve ligjzbatuese kosovare dhe hedh insinuata të rrezikshme ndaj qeverisë së Kosovës.

Një poshtërsi epike kjo!

  1. Pretendon se “formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultate”!!?

Këtu ky “patrioti tregishtësh” hidhet në sulm të hapur ndaj Kurtit e Kosovës!!!

Me gjuhë gjarpri kërkon të ketë rikthim në idetë e tij të bashkërenduara me Vuçiç, ose për

  1. a) shkëmbim territoresh, të cilën tentoi ta realizojë dhe pa aprovimin ndërkombëtar, por me axhendë specifike. Ose për
  2. b) planin e tij të Asociacionit që e shpalosi me krenarinë e tradhtarit faqe botës, që mundëson një republikë të re Serpska në gji të Kosovës. Ose për
  3. c) atë konferencën e famshme ndërkombëtare të propozuar nga ky mendja globale, e cila që pa nisur, vë në dyshim ekzistencën e shtetit të Kosovës.

As më shumë e as më pak kjo është një deklaratë që konfirmon qëndrimin pro serb të këtij argati, i cili me politikat e tij ka defaktorizuar sot peshën dhe rolin e shqiptarëve në rajon dhe ka prodhuar një sulm frontal ndaj tyre kudo: në Serbi, në Maqedoni, Mal të zi dhe madje deri brenda në Kosovë.

Falë vëllazërisë Rama-Vuçiç sot Serbia ka marrë frenat e ekonomisë së rajonit e rrëmben investimet më të mëdha që vijnë nga Evropa, Turqia e deri Kina.

Ky druzhja e bratja “patrot” i Vuçiç-it ndërkohë shkruan statuse përdëllyese ndaj akteve terroriste kundër shqiptarëve!

About Redaksia

Check Also

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi DERVISHI Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm …