Edhe Dako i përfshirë në skandalin Çyrbja

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Mësohet se Dako do të pyetet në lidhje me dosjen e ish-deputetit Jurgys Çyrbja, ku do të japë shpjegime se kush është personi që ka propozuar që Çyrbja të vendosej si emri i pestë në listën e PS për zgjedhjet e fundit parlamentare, ku edhe mori mandatin e deputetit.

Dyshohet se ka qenë ndikimi nga bota e krimit ajo që ka ndikuar në vendosjen e tij në pozicion të sigurt në listë, në këmbim të sekreteve shtetërore.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Çyrbja njoftonte Altin Hajrin për aksionet e policisë, në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit.

Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për t’u zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin. Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.

Dako do të japë shpjegime se kush e propozoi dhe renditi të 5-tin në listë, Çyrbjan.

Një javë më parë, Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …