Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë shtypi tha se, Edi Rama, studimin e pronave në bregdet, të bërë me kompani amerikane të certifikuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, e ka përmbysur tërësisht, duke u dhënë oligarkëve të vet të gjitha instalimet të përcaktuara si të domosdoshme për forcat detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

“NATO zyrtarisht nuk ka shprehur asnjë interes.

PD si parti pro-atlantike është e gatshme t’i ofrojë aleancës çdo lehtësi aeroportuale dhe territoriale, por e refuzon atë të përçmojë atë ofertat e Edi Ramës se janë oferta për ta implikuar në mega-afera të mëdha korruptive.

Edi Rama, studimin e pronave në bregdet, të bërë me kompani amerikane të certifikuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, e ka përmbysur tërësisht, duke u dhënë oligarkëve të vet të gjitha instalimet të përcaktuara si të domosdoshme për forcat detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Nuk duheshin të gjitha portet, por duheshin portilet, domosdoshmërisht në pika të caktuara nga plani që disponohet nga Presidenti i Republikës dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Edi Rama ato i dha si bashkëaksioner 100 përqind oligarkëve në të katër anët, nga Saranda gjer në Shëngjin.

Pra, dënoj me ashpërsinë më të madhe.

Porti i Durrësit është gur në qafë në radhë të parë i pensionistëve, por jo vetëm atyre.

I të gjithë atyre shqiptarëve që janë të kërcënuar nga varfëria dhe ata janë 46 përqind e popullatës shqiptare.

I të gjithë fermerëve shqiptarë që marrin nga ky buxhet 44 milionë euro dhe që japin mbi 20 përqind të prodhimit të brendshëm.

Pensionistëve që parashikohet një 16 milionë euro për indeksim.

Sigurisht është Altin Dumani që mbron këtë krim të shëmtuar ekonomik.

Prokuror tjetër në botë nuk mund të mbronte, sikur të kishte minimumin e integritetit apo dinjitetit njerëzor, por edhe peng i krimit garanton Edi Ramën të vazhdojë vjedhjen e tij. Kjo ishte çështja e parë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …