Ulusi Manja ministri i Drejtësisë i shndërrur në një biznesmen të madh ndërtimi përmes një kompleksi vilash që po ndërton në zonën e Farkës ka vlerësuar punën e SPAK dhe mikut të tij Dumani që sipas tij ka kthyer besimin tek drejtësia. Sipas Ulusiut besimi që ka kthyer SPAK është se ka hetuar Berishën dhe Metën me urdhër të Partisë-Shtet.
Ky është standardi i regjimit që konfirmon në të vërtetë kapjen nga SPAK. Nëse SPAK do të kishte kredibilitet atëhere ai duhet të hetonte në rradhë të parë ministrin Manja që u bë biznesmen duke i blerë tokën një Drejtori të Veliajt të akuzuar për korrupsion dhe për më tepër nën vlerën e tregut. Por, duke qenë se Manja është miku i Dumanit, atëhere kjo aferë korruptive e ministrit nuk hetohet nga SPAK.
Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë. Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe në perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin.
“Procesi ka rikthyer besimin tek drejtësia. Krijimi i një sistemi të pavarur është faktor për sundimin e ligjit. Kemi sfida, e para është që ky proces të mbyllet me sukses duhet që KPA, ta mbyll këtë proces me të njëjta standard që ka ndjekur procesi i vettingut”, tha Manja.