Bardhi: Ky është buxheti i fundit i mirëqenies personale të Edi Ramës!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi reagoi pas miratimit të buxhetit nga mazhoranca socialiste. Bardhi tha se, ky është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij

“Buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.

Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamentar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:

kundër pensionistëve,

kundër fermerëve,

kundër të rinjve,

kundër studentëve,

kundër bizneseve,

kundër ish- të përndjekurve,

kundër pronarëve,

kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,

kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,

kundër minatorëve,

kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Korrupsion në zgjedhje/ Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryetarin socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla për …