Berisha: Anëtari i shpallur i bandës së Suel Çelës tha se, kryetari i vërtetë është Edi Rama!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët për deklaratën e Artan Hoxhës se, Edi Rama është kryetari i vërtetë i bandës së Elbasanit, tha se, ai e di sepse me këto banda ai di, ka informacione.

“E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha, Suel Çelën dhe çdo Suel Çelë.

Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, ato janë shumë evidente.

Provohet dhe del nga të gjitha dokumentet se është marrë me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë është Taulant Balla.

Një tjetër që është shpallur anëtar i asaj bande, nuk e di sa është, nuk mund të them, por është shpallur, ai tha se kryetari i vërtetë i bandës është Edi Rama.

Dhe ai di, në këtë drejtim, me këto banda ai di, ka informacione”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …