Deputetja e PD, Elda Hoti ka kërkuar nga mazhoranca që t’i kërkojë ndjesë liderit të opozitës, Sali Berisha, për shkak që siç tha deputetja, ai është përndjekur politikisht gati një vit nga socialistët në pushtet.
Gjatë fjalës së saj në parlament, teksa disktuhej nen për ne Buxheti 2025, Hoti tha se ndjesa nuk duhet të jetë vetëm për kryedemokratin Berisha, por ndaj çdo shqiptari, për shkak se guxuat dhe shkelët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të godisnit kundërshtarin tuaj politik.
Hoti tha se, rikthimi i Berishës në Kuvend është një mesazh i fuqishëm për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, që duhet respektuar dhe mbrojtur me çdo çmim.
“Zonja kryetare, mendoj që sot ju, si mazhorancë, duhet t’i kërkoni ndjesë të madhe liderit të opozitës, Sali Berishës.
Duhet t’i kërkoni falje çdo shqiptari, që guxuat dhe shkelët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të goditur kundërshtarin tuaj politik.
Sepse arrestimi i Sali Berishës nuk ishte vetëm një sulm ndaj një individi, por një goditje ndaj çdo qytetari që kërkon drejtësi.
Bëtë çdo tentativë që ai të mos ushtronte detyrën e tij si deputet.
U munduat me çdo mjet ta asgjësoni politikisht, por harruat se ai është Sali Berisha dhe tani u rikthye për t’ju mundur të gjithëve ju bashkë.
Rikthimi i Sali Berishës në Kuvend është një mesazh i fuqishëm për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, që duhet respektuar dhe mbrojtur me çdo çmim.
Ndaj, zonja kryetare, Sali Berisha ju dha një leksion se si mbrohet Kushtetuta dhe shpresoj të mësoni nga Sali Berisha dhe të ngriheni në lartësinë e duhur, që të mos vazhdoni ta shkelni më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pikërisht nga ky Kuvend”, tha Hoti.