CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Një tjetër kryebashkiak i Ramës merret i pandehur

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve.

Pasi doli nga SPAK, Duro tha se, nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.

Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …