Prindër, mësues, nxënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mbodhën sërish sot në protetë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Ashtu siç kishin paralajmëruar, protestuesit e nisën marshimit e tyre nga shkolla “Fan Noli” drejt “Ministrisë së Arsimit”.
Në protestën e tyre të katërt, protestuesit vijojnë me kërkesën kryesore, atë të dorëheqjes së ministres së Arsimit, si mosreagim për ngjarjen tragjike që tronditi mbarë opinionin.
Teksa kërkojnë drejtësi për Martinin dhe dorëheqjen e ministres Manastirliu, protestuesit kanë kërkuar edhe siguri për fëmijët e tyre në shkolla. Ata kërkojnë rritjen e numrit të psikologëve, duke arritur një raport 1 psikolog për 200 nxënës, qëndrimin në shkollë deri në orën 16:00 si dhe bllokim të gjuhës së dhunës dhe urrejtjes në rrjetet sociale.