Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa ka reaguar ndaj deputeti socialist, Erion Braçe, ndaj pretendimeve të këtij të fundit për nisjen e hetimeve, në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë.
Sipas Zhupës, Edi Rama dhe të tijët nxjerrin kokën, hapin luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale.
Zhupa përmes një statusi në rrjetet sociale, thotë se janë pikërisht ato media qe nuk ndjekin mashtrimet e radhës së propagandës së pushtetit dhe të Policisë së Shtetit, që kërkojnë mos manipulimin e ngjarjes dhe drejtësi, kërcënohen me ndjekje penale nga deputeti socialist, Erion Brace.
Zhupa u ka bërë thirrje organevee ligjzbatuese, të mos bien pre e ‘urdhërave politikë’ dhe mashë në duart e një mazhorance të kalbur.
Reagimi
Edi Rama dhe të tijët nxjerrin kokën, hapin luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale.
Kryetari i Deziformimit Brace, sot është shprehur se “ i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë”.
Sic e kishim paralajmëruar komisioni i dezinformimit nuk kishte lidhje me penetrimin e propagandës që lidhej me Rusinë e me Kinën por me sorrugato diktatorin tonë Rama që do të kontrolloj mediat dhe ti persekutoj ato që nuk kontrollon dot.
Pikërisht ato media qe nuk ndjekin fije për pe mashtrimet e rradhës së komunikatës së policisë së shtetit, që i japin zë familjes së djalit të plagosur Luisit, që kërkojnë mos manipulimin e ngjarjes dhe drejtësi, ato media sot u kërcënuan me ndjekje penale nga Erjon Brace.
Hetim dhe ndjekje penale kur lajmet nuk ju pëlqejnë mbi punën e organeve të qeverisjes, për ato media që guxojnë të mos mbyllin sytë para dëshmitarëve.
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta shikoj dhe ta dëgjoj që të gjitha paralajmërimet që i kemi thënë privatisht dhe publikisht po vërtetohen. Po krijohet një precendent i rrezikshëm që con në burgosjen e gazetarëve dhe mbylljen e mediave vetëm se publikojnë fakte, dëshmi të ndryshme nga ato që thotë qeveria.
I bëj thirrje organeve ligjzbatuese mos ndërmarrin veprime ndaj mediave me urdhër politik të Braces dhe mos bëhen mashë e qëllimeve politike të një mazhorance të kalbur.
Kjo ështe krisma e parë e një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.
Ne do qëndrojmë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias me çdo kusht.