Para pak mora një sms nga një spital privat në Tiranë të cilën, supozoj e kanë marrë të gjithë abonentët e rrjetit celular që përdor unë.
Përmbante oferta me ulje të konsiderueshme çmimesh për ekzaminime, mjekime dhe shërbime të tjera, dhe siguronte gjithashtu transportin falas me autoambulancë.
Oferta vjen 1 ditë pasi qeveria dhe deputetët e saj rrëzuan propozimet e deputetëve të PD për rritjen e fuqisë paguese të hallexhinjve (përmes rritjes së pensioneve dhe minimumit jetik) dhe njëkohësisht të kapacitetit shërbyes të spitaleve shtetërore duke u shtuar buxhetin..
Spitalet “e pashpirta” private, e kanë kuptuar që shqiptarët nuk munden më të paguajnë as për ushqim e jo më për shërim dhe, u kanë dalë në gjysmë të rrugës, u kanë shtrirë dorën, kanë nxjerrë ofertën e tyre në treg…
Madje ofertë shumë shumë konkurruese!
Pse?
Sepse nëse bën hesapin se sa nxjerr nga xhepi në rraskapitje e sipër në një spital shtetëror, për të marrë shërbimin e për të blerë vetë ilaçet, oferta më e re e “të pashpirtëve” privatë është më e lirë se sa oferta e qeverisë që është … “falas”…
Kur them më e lirë, e kam fjalën sigurisht edhe financiarisht, por mbi të gjitha në kuptimin e stresit, ankthit e depersonalizimit që përjeton në spitalin shtetëror, ku harxhon mbase më shumë, dhe nuk ia ke besën as ilaçeve (nëse janë), por as prognozës së sëmundjes…
Ky vit që mbyll vitin e 11-të të qeverisjes Rama, mbyllet me një qartësi tashmë edhe matematike:
* “të pashpirtët” e spitaleve private, kanë me shumë shpirt se e gjithë qeveria!!!
KAQ!