Berisha: Basha kishte deklaruar në DASH se vendimet ia diktoja unë!

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Alex Soros ka qenë në Shtëpinë e Bardhë 27 herë më shumë se të gjithë ministrat e tjerë, me përjashtim të Antony Blinken.

I ftuar në ‘Open’, Berisha tha se ai u shpall “non grata” pasi Lulzim Basha i tha se të gjitha vendimet i merrja unë.

Gjithashtu Berisha u shpreh se vendimi u diktua nga George Soros.

Berisha: Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet.

Berisha ka rrëfyer edhe dy takimet që ka pasur me ish-ambasadorin Donald Lu.

Ia kam sqaruar duke i thënë që s’jemi Republikë Presidenciale dhe më ka falënderuar duke më thënë Sali më ke bindur”, theksoi Berisha, referuar diskutimeve mbi reformën në drejtësi.

About Redaksia

Check Also

“Nuk mund të arrestohet Balluku për tenderat”/ Rama merr zyrtarisht në mbrojtje korrupsionin

“Postimmes”- Si e vlerësoni suksesin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, duke pasur parasysh se …