Pas përfundimit të mbledhjes me Drejtuesit e Qarqeve në PD, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha u shpreh në një prononcim për media se, kryeministri Edi Rama po shmang detyrimet kushtetuese dhe përballet me frikë ndaj interpelancave, ndërsa e akuzon për mungesë aftësie dhe guximi për t’u ballafaquar me opozitën. Berisha vë theksin te problematika e rikthimit të botës së krimit, duke përmendur platformat si Enchrochat dhe Matrix, dhe e lidh këtë me keqqeverisjen aktuale.
Berisha kritikoi ashpër qendrimin ndaj deputetëve që braktisën parlamentin gjatë një interpelance për ministren e Arsimit, duke e cilësuar atë si autore morale të një tragjedie të ndodhur në një shkollë. Për protestat, Berisha thekson se do të ketë një kalendar të pandërprerë aktivitetesh me fokus fitimin e mbështetjes qytetare, ndërsa përmend një marshim të planifikuar më 8 dhjetor nga Qyteti Studenti drejt Kryeministrisë, i organizuar nga të rinjtë.
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh para kamerave për rëndësinë e votës së diasporës dhe thekson angazhimin për identifikimin e votuesve jashtë vendit përmes punës në terren. Ai refuzoi qasjet pompoze dhe shpenzimet e mëdha në fushata, duke u bazuar më shumë në kontakte direkte me qytetarët. Duke cituar fushatat elektorale amerikane, Berisha argumenton se kontaktet e drejtpërdrejta me njerëzit janë çelësi i suksesit, ku edhe nënvizoi se takimet në terren do të fillojnë para vitit të ri dhe ftoi politikanët të angazhohen më shumë në lidhjen e drejtpërdrejtë me qytetarët.
PRONONCIMI
Mendoj se, interpelanca që z.Bardhi i kërkoi është një detyrim kushtetues, por Edi Rama tashmë ka frikë të ballafaqohet. Nuk ka më aftësi ballafaqimi.
Ka tmerr sepse, është ringjall bota e krimit në Enchrochat, Matrix. Se doli dhe një tjetër tani, së fundmi, dihet që ky është personazhi më kryesor ua them unë, ndaj dhe ajo është një deklaratë e një njeriu të rrënuar nga ana psikike.
Pyetje: Keni një datë për protesta?
Berisha: Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme.
Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë.
Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes.
Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti.
Pyetje: Z.Berisha, do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor nga Qytet Studenti në drejtim të godinës së Kryeministrisë?
Berisha: Do ketë një marshim, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor, dhe e kanë të rinjtë.
Pyetje: Ju do i bashkoheni?
Berisha: Kudo që janë, unë jam me ta.
Pyetje: Z.Berisha, sot theksin thuaj e vendosët tek vota e diasporës. Kur do e shohim z.Berisha me diasporën në të gjithë botën?
Berisha: Po, do të shkoj edhe në diasporë në një seri takimesh. Por t’ju them atë që duhet, se duhet një punë shumë intensive këtu brenda, pavarësisht se konstruenca e shqiptarëve jashtë është planeti, por truri dhe gjithçka është në dokumentet e këtushme.
Pra, po përpiqemi të bëjmë maksiomumin për identifikimin nëpërmjet familjarëve, listave të votimit, etj, etj, pastaj natyrisht, takimet janë të pazëvendësueshme. E them këtu. Ne nuk i bazojmë në salltanete dhe pompa, sepse ato janë aktivitete të cilat pala i bën duke shpenzuar shumë kolosale të taksapaguesve, por qoftë edhe të emigrantëve.
Dhe, së dyti, ju e patë fushata e fundit, të themi atë që është, ajo që u rrëzua në fushatën e fundit në SHBA-të ishte luksi dhe elita e shkëputur nga qytetarët. Sepse duhet gjithnjë të nxirren mësime nga fushtata elektorale amerikane, është fushata frymëzuese për gjithë botën.
Pyetje: Z.Berisha, në qoftë se për diasporën kërkon kohë, po për turin e takimeve brenda vendit kur do i filloni, pas vitit të ri, apo para?
Berisha: Jo, para vitit të ri do të fillojnë, pa diskutim.
Pyetje: Z.Berisha, pse në fjalën tuaj thatë se: balta e këpucëve është më e rëndësishme se akulli i ekraneve. A i bëtë thirrje drejtuesve politikë të zbresin në terren? Keni pakënaqësi, apo…
Berisha: Jo, nuk thashë pakënaqësi, por thashë se, shumë reale ajo që thatë. Asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa takimi në shtëpi, në dhomë, në kafe me qytetarin. Është e pazëvendësueshme ajo, dhe ne këtë duhet të bëjmë.
Është e faktuar. Takimi me qytetarët është çelësi i fitores.
Faleminderit!