Berisha: Tani duan të falin gjobat, por fillimisht t’u kthejnë lekët atyre që ua kanë marrë nga 2014

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e gjobave të vitit 2014, të cilin ajo e ka shpallur antikushtetues.

Berisha, në një takim që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve dhe diasporës në Partinë Demokratike, kërkoi kthimin e parave për qytetarët që kanë paguar gjoba të paligjshme, duke theksuar se shteti ka përfituar në mënyrë abuzive miliona euro.

“Prej disa vitesh Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e vitit 2014, mbi të cilin kanë vënë gjoba. KÇK-ja, çfarë ishte ajo.

Në çdo vend të vënë me atë ligj, duhej ti kthehej qytetarit se kanë qenë e paligjshme, ka qenë jo kushtetuese.

Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra, e dhjetëra milionë gjoba.

Njëlloj si ai, se e kam treguar disa herë historinë e personazheve të Çehovit. Dolën për gjah ata, dhe e vrau rojën, rojën e pyllit, gjoja po vrasim derrin.

Shkojnë dhe e kontrollojnë dhe i gjejnë cironka në xhep. I thotë shokut, nuk po i hamë se jemi në kreshpë. Edhe këta, po ua falim këto që nuk i kanë paguar, por atyre që i kanë paguar që janë me qindra e mijëra, kthejuani paratë. Tu kthejnë paratë. Të zbatojnë vendimet siç është për të zbatuar.

Këta janë kështu, si parashtetëror, si parapolitikë. Këta nuk kanë akt dhe veprim që nuk ndërmarrin, okazional. Hajde të mashtrojmë.

Ja po heqim gjobat ne. Po heq gjobat, jepua, kthejua gjobat të gjithë atyre që u ke marrë që nga vitit 2014 me një ligj antikushtetues. Kjo është, ky është detyrimi. Ndaj dhe thashë janë në një panik të madh.

Çdo ditë u bien kredencialet, jashtë dhe brenda vendit. Çdo ditë nxijnë në Europë, dhe në botë, krimet e tyre. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali i gjykatës kriminale, dënon me vetëm 11 vite burg kriminelin në Elbasan që vrau kamarierin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj …